Policia e Kosovës ruan Parqet Kombëtare
Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, sot nxorri vendimin për themelimin e Drejtorive për Administrimin e Parqeve Kombëtare Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri.
Për zbatimin e këtij vendimi, përgjegjëse është Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK). Kjo agjenci gjithashtu ka arritur dhe ka nënshkruar marrëveshjen me Policinë e Kosovës, prandaj që sot e tutje pjesëtarët e PK do ti ruajnë parqet kombëtare.
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna do ta ketë selinë në Prizren, ndërkaq ajo e PK Sharri, në Prizren.
Të dyja këto drejtori ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtim me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Ligjin për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Ligjin për Parkun Kombëtar Sharri dhe Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.