22 Dhjetor 2024

Pestova përmirëson kapacitetet e përpunimit të patateve

Prishtinë, 13 tetor - Kompania “Pestova”sot ka inauguruar projektin e ri për përmirësimin e ruajtjes dhe përpunimit të patates, i cili është financuar nëpërmjet granteve edhe nga Komisioni Evropian.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se grantet e Komisionit Evropian, të cilat për herë të parë janë akorduar në vitin e kaluar janë modelet më të frytshme për bujqësinë kosovare.

“Këto grante kanë qenë një test i maturisë së sektorit bujqësor, në veçanti për agrobizneset të cilat kanë treguar gatishmërinë dhe kanë ofruar ekspertizat e tyre profesionale për rritjen dhe përforcimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese.”

“Investimet vendore dhe ndërkombëtare, sado të vogla që janë krahasuar me nevojat e sektorit të bujqësisë, kanë krijuar mundësi të reja dhe kanë dinamizuar zhvillimet në këtë sektor”, tha ministri Stavileci.

Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stick, tha se ky investim, përveç që do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të kompanisë, do të ndikojë edhe në rritjen e besueshmërisë në produktet e prodhuesve kosovarë.

“Kjo ka të bëjë edhe me rritjen e besueshmërisë në produktet tuaja, sepse duke i respektuar rregullat strikte në prodhim edhe konsumatorët jashtë Kosovës do ta rrisin besueshmërinë në këto produkte”, potencoi ai.

E gjithë kjo u quajt storie suksesi e përbashkët nga pronari i kompanisë “Pestova”, Bedri Kosumi, i cili tha se tani ka kushte shumë më të mira për përpunimin dhe procesimin e patatave.

“Tani kemi pajisje shumë më bashkëkohore për futjen dhe nxjerrjen e patateve nga depoja dhe për ventilimin e ruajtjen e tyre në një kohë më të gjatë, kjo ka qenë pika më e dobët e kompanisë”, tha Kosumi, i cili për ministrin Stavileci kishte rezervuar edhe një mirënjohje, në të cilën vlerësohej kontributi i tij personal dhe institucional në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
   
Ky projekt ka kushtuar gjithsej 562.000€ dhe është financuar në shkallën prej 70 % nga Komisioni Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)