23 Dhjetor 2024

Përurohet qendra për ruajtjen dhe shitjen e prodhimeve bujqësore

Prishtinë, 2 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci përuruan qendrën grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Këtë qendër me kapacitete rajonale të grumbullimit e ka ndërtuar kompania “ETC”, në bashkëfinancim me Ministrinë e Bujqësisë, e cila ndërtimin e saj e ka përkrahur me 1 milion euro. 

Prodhimet bujqësore edhe kur nuk iu shiten bujqve, ato më nuk do t’iu prishën atyre. Kjo për shkak të investimeve milionëshe të Qeverisë së Kosovës dhe investitorëve privatë në ndërtimin e qendrave për grumbullimin, ruajtjen, kalibrimin dhe shitjen e produkteve bujqësore.

Pas rajonit të Dukagjinit, Anamoravës, sot u përurua qendra rajonale bujqësore edhe në rajonin e Anadrinisë.

Një investim ky, që arrin deri në 10.5 milionë euro i kompanisë “Elkos group”, e cila ka përfituar grant investiv prej 1 milion euro edhe nga Qeveria e Kosovës, tashmë iu ofron siguri më të madhe të gjithë bujqve për të rritur edhe më shumë sipërfaqet e mbjella dhe prodhimtarinë.

“Ne kemi filluar përkrahjen për bujqësinë. Kemi kthyer respektin dhe vlerësimin për të. Kemi mbështetur drejtpërdrejtë rreth 80 mijë bujq."

"Sipërfaqet e mbjella janë rritur për rreth 61 mijë hektarë me qeverisjen time dhe me investimet e ardhshme në vlerë prej 500 milionë euro në bujqësi, me të cilat do t’i krijojmë 50 mijë vende të reja të punës në këtë sektor, ne nuk do ta lëmë asnjë pëllëmb të tokës bujqësore më djerrinë”, tha kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në përurimin e kësaj qendre bujqësore.

Në këtë qendër bujqësore, produktet e tyre do të mund t’i ruajnë dhe shesin të gjithë bujqit e rajonit të Anadrinisë e më gjerë dhe ndërtimi i tyre krijon mundësi që tregu të furnizohet me produkte bujqësore edhe jashtë pikut sezonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)