Përurohet qendra grumbulluese e prodhimeve bujqësore
Prishtinë, 21 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci sot do të përurojnë qendrën grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore në fshatin Raushiq të Pejës (magjistralja Pejë-Deçan).
Kjo qendër grumbulluese ka kapacitete rajonale të ruajtjes e grumbullimit dhe është bashkëfinancim i Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Kelmendi Gmbh, e cila për ndërtimin e saj ka përfituar grant qeveritar në vlerë prej rreth 1 milion euro.
Të pranishëm në përurimin e saj do të jenë edhe rreth 700 fermerë të rajonit të Dukagjinit.