Përurohet objekti i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec
Prishtinë, 16 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, do të marrin pjesë në përurimin e investimeve për renovimin e objektit të Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, që funksionon në kuadër të MBPZHR-së.
Këto investime janë përkrahur nga ministria, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës në departamentin e saj në Rahovec.
Në këtë përurim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të kësaj komune.