Përurohet laboratori për analiza të produkteve bujqësore
Prishtinë, 29 janar - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se sot në Institutin Bujqësor në Pejë, do të bëhet përurimi i laboratorit për analiza të produkteve bujqësore dhe serrës eksperimentale.
Ky investim është realizuar në kuadër të projektit italian “KosAgri”, të cilin e ka mbështetur edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në ceremoninë e përurimit të këtyre investimeve do të marrë pjesë ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, udhëheqës të Institutit Bujqësor në Bari të Italisë, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe palë tjera të interesit.