Përurohet bodrum i veres Kosovawine në Rahovec
Rahovec, 5 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi përurojnë sot në Rahovec Bodurimin e ri Kosovawine për përpunimin e verës dhe produkteve të tjera të rrushit.
Ky bodrum është ndërtuar në bashkëfinancim me MBPZHR-në, nga skema e granteve.
Përurimi bëhet në kuadër të Festivalit të Vjeljes së Rrushit HardhFest.