Përpunuesit e qumështit sërish në protestë
Prishtinë, 14 gusht - Qindra qumështarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë nisur protestën sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërpritet importi, pasi, sipas tyre, ai po i dëmton prodhuesit vendorë.
Qumështarët kanë paralajmëruar se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, ata do ti bllokojnë kufijtë e Kosovës.
Ata kanë thënë se nëse nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për problemin e tyre, atëherë përsëri do ta ndërpresin grumbullimin e qumështit.
Institucionet e Kosovës janë arsyetuar se nuk mund të bëjnë ndalim të importit të qumështi, pasi Kosova është pjesë e CEFTA-s dhe çdo shkelje e saj bart pasoja për vendin. Protesta është organizuar Shoqata e Përpunuesve të Qumështit.