22 Dhjetor 2024

Përplasen për patate

Prishtinë, 8 prill - Këshilli i Ekspertëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i LDK-së, shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar me prodhuesit e patates në Kosovë. MBPZHR po merret me probleme vetëm kur po has në reagime të bujqve, siç ishte rasti më herët me prodhuesit e rrushit.

Tani po përsëritet e njëjta situatë edhe me prodhuesit e patates. Kjo tregon për mungesën e politikave afatgjate dhe të qëndrueshme për sektorin e bujqësisë nga ana e Qeverisë Thaçi.

Çmimet e larta referente prej 26 cent për kg për patate janë vendosur nga ana e Shqipërisë qysh në vjeshtë të vitit 2011. Kjo ka bërë që për gjithë muajt e dimrit, prodhuesit e patates nga Kosova të jenë jokonkurent në tregun e Shqipërisë.

Ulja e çmimeve referent në 14 cent për kg që u vendos këto ditë është  tepër e vonshme. Kjo pasi koha e shitjes së patateve të vjetra është shumë e shkurt, ngase për disa javë këto patate mund te jenë të papërdorshme për shkak të motit të ngrohtë. Po ashtu, tregu i Shqipërisë së shpejti do të mbushet me patate të reja që kultivohen në klimën e ngrohtë bregdetare të Shqipërisë, dhe se patatet e prodhuesve kosovarë do të hedhen në mbeturina.

Është tepër e dëmshme kjo qaje e Ministrisë ndaj prodhuesve të patates, kur dihet se ky sektor është ndër më premtuesit për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. Me këto politika dhe këtë qasje neglizhente të Ministrisë, është vënë në pikëpyetje prodhimi i mëtejshëm nga bujqit. Humbjet që u janë shkaktuar bujqve sivjet nga neglizhenca e Ministrisë për të reaguar me kohë ndaj çmimeve  larta referente do të duhen kohë për tu kompensuar.

LDK apelon që Ministria të mos i neglizhoj kërkesat e fermerëve dhe së bashku me ta të shqyrtojnë zgjedhjen e problemeve të tyre me kohë.

LDK kërkon që Ministria të marrë përgjegjësinë dhe të kompensoi humbjet e shkaktuara ndaj bujqve për shkak të neglizhencës saj në heqjen e çmimeve referente.

LDK kërkon që sektori i bujqësisë të shikohet me prioritet.

LDK kërkon që sa më parë të bëhet ulja e TVSH-së për produkte dhe inpute bujqësore, pasi kjo do të kishte efekt të vogël të drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërkohë që do të shumëfishonte prodhimin bujqësorë. Kjo do të bënte që vlera neto në buxhetin e shtetit nga ulja e tillë e TVSH-së të ishte pozitive, në ndërkohë që do të rritej punësimi dhe të ardhurat për shumë të papunë në zonat rurale dhe në gjithë zingjirin prodhues dhe tregtar për produkte bujqësore.


Por Adil Behramaj, nga MBPZHR ka deklaruar se LDK-ja çdoherë e më shumë është duke treguar që pak merr vesh për fushëveprimtaritë dhe kompetencat e dikastereve qeveritare dhe kjo dëshmon që përkundër asaj që kanë qeveris me sektorë të ndryshëm përplot 8 vite paslufte, as kompetencat e veta nuk i kanë ditë se lëre më me zgjidh ndonjë problem që ka rënduar mbi qytetarët. Sipas tij problemet tregtare dhe çështjet tregtare nuk janë në mandatin e Ministrisë së Bujqësisë për t’i zgjidhur dhe nuk është kohë e shkurtë kjo që ju ka mbetur prodhuesve, sepse patatet e vitit të kaluar mund t’i shesin deri kah mesi i muajit maj dhe tregu nuk mund të plotësohet me patate të reja të prodhimtarisë së hershme në Shqiperi minimum edhe dy muaj.

“Po ashtu, nëse marrim parasysh prodhimtarinë e përgjithshme të patates, e cila arrinë në rreth 160000 ton, nevojat e brendshme konsumuese që janë rreth 95000 ton dhe sasinë e esportuar deri më tani, atëherë vetëm rreth 10 mijë ton mund t’ju kenë mbetur pa i shitur prodhuesve dhe jo rreth 50 mijë ton, siç janë deklaruar shifra të fryera prej disa organizatorëve të protestave që më shumë merren me politikë, sesa me bujqësi. Eksporti i patateve në Shqipëri përbën vetëm rreth 8% të sasisë së përgjithshme të prodhimit nëpër vite dhe problemi këtu nuk qëndron vetëm vlera referente, e cila ka zgjatur rreth 1 muaj, por edhe tek rritja e prodhimtarisë së patates në vend dhe mosshitja e tyre në kohën kur kërkesa për patate ka qenë më e madhe”, ka pohuar ai.

Ministria e Bujqësisë nuk mund t’i bëhet asgjentë tregtarë askujt për t’ja shitur produktet dhe secili duhet ta bartë edhe riskun e investimit me vete, sepse biznes është kjo punë. Prodhuesit e patates kanë mundur ta shesin pataten e tyre me çmimin e tregut 13-14 cent për kilogram para 2 muajsh, mirëpo nuk e kanë shitur, sepse kanë pretenduar ta shesin si vitin e kaluar me nga 40 cent kilogramin. Këtë mund ta shesin ende deri nga mesi i muajit maj, por duhet t’i hulumtojnë tregjet dhe jo të presin nga të tjerët që t’ua shesin prodhimin apo të lejojnë të mashtrohen prej profiterëve të ndryshëm, të cilët po e përdorin problemin e tyre për interesa personale.

“E gjithë kjo bujë rreth problemit të patates është e motivuar politikisht dhe shumica e atyre që kanë organizuar spektakle mediale, as që merren me prodhimtarinë e patates, por me direktiva politike i kanë manipuluar prodhuesit e patates dhe po i mbajnë të izoluar, sepse askush prej tyre nuk ka ardhur në ministri për ta trajtuar institucionalisht këtë çështje. Madje, askush prej tyre as që i ka ofertuar blerësit potencial për patate, por edhe rasti i kompanisë “Elkos” ka ardhur pasi që ministri e ka trajtuar këtë problem me pronarin e saj”, ka theksuar ai.

Secila kërkesë e fermerëve që vjen në ministri është trajtuar institucionalisht nga ana e personelit dhe secila kërkesë që adresohet do të trajtohet në këtë mënyrë, mirëpo me kërkesat e subjekteve politike si në këtë rast, të cilat i bëjnë sipas logjikës “të themi diçka sa për t’u dukur kishe po interesohemi për të tjerët”, as që merremi, sepse asgjë nuk kanë bërë kur e kanë pasur mundësinë të bëjnë dhe zero investime kanë pasur në këtë sektor.

“Ndërsa, për sa i përket politikave fiskale dhe tregtare, ministria deri me tani ka arritur të liroj nga tarifa doganore dhe TVSH-ja shumicën e inputeve dhe pajisjeve bujqësore, por gjithashtu ne kemi propozuar edhe përshkallëzimin e TVSH-së për produkte bujqësore të cilat kanë destinacion industrinë përpunuese dhe tregun. Ne si ministri në vazhdimësi i kontribuojmë këtij procesi përmes dërgimit të kërkesave, propozimeve dhe rekomandimeve me qellim të krijimit të një ambienti më të përshtatshëm për prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, mirëpo vendimet nuk merren prej neve dhe këtë punë do duhej ta dinin ata që po i thonë vetit ekspertë në LDK”, ka deklaruar ai.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)