23 Dhjetor 2024

Përplasen për mbjellje vjeshtore

Prishtinë, 21 tetor – Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK), ka vlerësuar se mbjelljet vjeshtore po vonohen dhe si pasojë vitin që vjen do të ketë më pak sipërfaqe të mbjella dhe rendimente më të ulëta.

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve, në një konference për media, ka theksuar se e kanë parë të nevojshme që të apelojnë tek bujqit për mbjellje, pasi që institucionet tona, përkatësisht Ministria e Bujqësisë nuk po e bënë një gjë të tillë.

“Sipas tё gjitha gjasave vitin e ardhёshёm do tё kemi shumё mё pak sipёrfaqe me grur pёr tё korrur, qka nёnkupton se do tё kemi shumё mё pak bukё pёr popullatёn e Kosovё”, ka pohuar ai.

Duke shtuar se niveli i kёtijё dёshtimi do tё mvaret deri nё momentin kur do tё fillon me ra shi, kurё  edhe do tё merr fundё kjo thatёsi e paparё. Me gjasё do tё kemi mё pak buk, pёr shkak se ka pёrfundue afati optimal i mbjelljes sё grurit (05 – 20.tetor) faktor ky i cili ndikon shumё nё nivelin e rendimenteve.

“Se do tё kemi mё pak sipёrfaqe tё mbjellura dhe rendimente mё tё ulta, njё pjesё tё madhe tё fajit e ka Qeverija, gjegjёsisht MBPZHR-ja  ngase nuk po krijon kushte pёr sigurimin e mekanizimit bujqёsor, i cili me tё madhe ju mungon bujqve tё Kosovёs, sidomos mungon mekanizimi i rёndё me tё cilin bujqit do tё ngadhnjenin edhe mbi kёtё thatësi”, ka pohuar Tahiri.

Ai ka theksuar se do tё kemi mё pak sipёrfaqe dhe rendimente mё tё ulta, pёrshkak se bujqit po ballafaqohen me qmime shumё mё tё larta tё plehrave, farёrave dhe naftёs, edhe pse Ministёrja e Tregtisё, qysh para njё vit e gjysёm patё premtue se pёr bujqsi nafta do tё jetё 50% mё lirё.

“Duke u bazue nё heshtjen e Ministrit Stavileci nuk do tё ket fare subvencionim tё mbjelljeve vjeshtore 2012, qka do tё thot edhe  njё faktor  pёr sipёrfaqe mё pak me grur”, ka pohuar ai.

Sipas tij sikur tё ishin funkcional hidrositemet “Ibёr”  dhe “Radoniqi”, dhe sikur tё kishte organizim tё mirёfillt, bujqit do tё mundё ti ujitnin sipёrfaqet e planifikuara pёr mbjellje.

“Disa riga shiu qё ranё nё fillim tё Tetorit e kan shue  vetёm 5% tё thatёsisё, qka do tё thotё  se ka mundёsi qё bujqit deri mё tani kan mbjellё vetёm 5% tё sipёrfaqeve tё planifikuara”, ka theksuar ai.

FSBK-ja i fton bujqit qё mos tё presin kushte ideale, por tё qfrytёzojnё qdo mundёsi tё tyre dhe tё mbjellin grurin,(edhe pse ka kalue afati optimal) ngase egziston rreziku tё fillojnё tё reshuratё vjeshtore qё shpeshёher nuk dinё tё ndalen dhe pёrfundojnё me borё e cila mbulon aratё qё mund tё na bmesinё pa u mbjellё.

FSBK-ja mirёpret vendimin e MTI pёr tё fillue me sigurimin e Rezervave Shtetrore me grur dhe artikuj tjer elementar ushqimor, mirёpo nuk jemi tё knaqur qё po fillon vetёm me grurin, dhe ate me njё sasi aq tё vogёl (1100 ton) sa qё nuk mjafton me shumё se pёr dy ditё bukё pёr popullatёn e Kosovёs, qka do tё thot edhe ky hap i vogёl ёshtё i gjykuar tё dёshtojё, sikur qё kan dёshtue shumё iniciativa tё mёparshme pёr bujqsi, tё kёsajё Qeverije. 

Behramaj: Afati optimal për vjeshtore është deri më 15 nëntor

Zëdhënësi i Ministrinë e Bujqësisë, Adil Behramaj ka thënë  se “Afati optimal për mbjelljet vjeshtore është prej 15 tetorit deri më 15 nëntor dhe këto mbjellje tashmë kanë filluar. Përgatitjet kanë përfunduar në shumicën e komunave me kohë dhe sivjet ne do t’i rrisim edhe subvencionet për mbjelljet vjeshtore përreth 25 për qind”, ka pohuar ai.

Duke shtuar se si rrjedhojë, ashtu siç ka pasur rritje të sipërfaqeve të mbjella përreth 14 mijë hektarë në mbjelljet e kaluara, presim që të ketë rritje të sipërfaqeve të mbjella përsëri, mirëpo kjo do të dihet saktësisht vetëm pasi të përfundojnë të mbjellat vjeshtore në tërësi.

“Mbarëvajtja e procesit është duke shkuar shumë mirë dhe sapo t’i grumbullojmë të gjitha të dhënat nga komunat, ne do t’ju informojmë më detajisht”, ka theksuar ai.

Ndërsa, sipas tij qëndrimet e OJQ-së së politizuar, siç e quan ai, të Tahir Tahirit, e cila përfaqëson vetëm interesat e ngushta të 4-5 personave, që përmes ndonjë aktiviteti kështu të dieleve, dalin e flasin për çështje që nuk i kuptojnë dhe nuk i kanë as informacionet elementare rreth tyre, nuk na interesojnë aspak.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)