25 Dhjetor 2024

Përmirësohet shëndeti i kafshëve, nga Kontrolla

Prishtinë, 28 janar - Kosova si vendi i parë përfituese në Ballkan i projektit të financuar nga Bashkimi Evropian i vaksinimit të kafshëve nga ajri, sot përmbylli me sukses projektin 5 vjeçar në kontrollin apo çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në nivel vendi.

Në takimin përmbyllës të këtij projekti u prezantuan të arriturat dhe ndikimin qe ky projekt ka pasur në shëndet të kafshëve me theks të veçantë në luftimin e sëmundjes se tërbimit dhe mortajës klasike të derrave. Gjatë periudhës kohore 2010-2015 të implementimit të projektit janë shpërndarë 2.400.000 doza të vaksinave (karrem vaksina). Sipas monitorimit dhe  analizave të fundit të shpërndarjes së vaksinave të kafshët e egra ka rezultuar se 90% e dhelprave kanë ardhur në kontakt me vaksinën ndërsa 80% kanë zhvilluar imunitet ndaj tërbimit . Në këtë nivel të imunitetit programi ka arritur objektivin.

Daniela Topirceanu, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë hapi takimin duke shprehur kënaqeshin për zhvillimin e projektit sipas planit të paraparë.

Ajo me tutje tha se implementimi me sukses i projekteve të BE-së ne Kosovë dëshmon se ju jeni duke avancuar proceset ne të mirë të qytetareve tuaj. Institucionet e juaja janë duke treguar nivel të lartë bashkëpunimi dhe njohje të punëve praktike ne teren, ne do të vazhdojmë punën se bashku ne projekte tjera.

Valdet Gjinovci Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, tha se Kosova është përfituese e programeve të BE-së në funksion të statusit të saj kandidat potencial nga Instrumenti për Ndihmë Para-anëtarësuese (IPA).

Agjencia e Ushqimit është nder përfitueset më të mëdha andaj ne u jemi shumë mirënjohës, projektet qe janë implementuar në pikëpamje të ndikimit në shëndetin publik kanë pasur një rol të rëndësishëm. Ai me tutje tha se ne si autoritet vazhdimisht jemi duke u zhvilluar me kapacitetet tona për të zbatuar kontrollin e këtyre dy sëmundjeve dhe sëmundjeve tjera. Ne jemi gjithmonë në gatishmëri me stafin dhe Laboratorin Veterinar qe të përballemi me sfidat qe na dalin ne teren. Qytetaret duhet ta kenë besueshmërinë tek ne sepse jemi partner në projekte qe financohen dhe monitorohen nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Përmes prezantimeve të udhëheqësve të projektit u vlerësua se është përmirësuar gjendja shëndetësore e kafshëve në Kosovë, veçanërisht në lidhje me sëmundjen e tërbimit dhe mortajën klasike të derrat . Çrrënjosja e këtyre dy sëmundjeve kontribuon në përmirësim të ambientit shëndetësor për njerëz dhe ndikon direkt në shëndet të  gjitha kafshëve. Në aspektin ekonomik Kosova merr] një status të  përmirësuar tregtar sidomos ne tregtinë me ushqime.

Projekti ka filluar në vendin tonë por është  BE-mbështetje e BE-së për Ballkanin Perëndimor për kontrollin e këtyre dy sëmundjeve bazuar në një qasje rajonale. Kjo do të forcojë bashkëpunimin midis autoriteteve veterinare fqinje dhe do të ketë një ndikim të konsiderueshëm në parandalimin e shpërthimit të sëmundjes që nuk kufizohen lehtë .
 
Kosova tashmë ka plotësuar një numër të standardeve të BE-së në fushën e veterinarisë. Sektori i Shëndetit të Kafshëve brenda AUV-së ka një buxhet vjetor që përfshin aktivitetet që lidhen me kontrollin dhe eliminimin e sëmundjeve. Këto programe për luftimin e sëmundjeve  janë të bazuara në kërkesat ndërkombëtare dhe i përshtaten  gjendjes aktuale shëndetësore të kafshëve.

Absolutisht thelbësor për suksesin e zbatimit të projektit ka qenë bashkëpunimi i ngushtë në mes të zyrtarëve të AUV, Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe zyrtarëve tjer përkatëse në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjuetarët, praktikat të veterinare private, dhe natyrisht fermerët dhe pronarët e kafshëve që janë potencialisht më të prekur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)