Përmbyllet projekti pjedisor në Dragash
Prishtinë, 5 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit Menaxhimi i Qëndrueshëm i Shfrytëzimit të Tokës dhe Konservimi i Biodiversitetit në Komunën e Dragashit, sot në hotel Prishtina.
Gjatë katër viteve sa ka zgjatur, ky projekt ka arritur rezultate të lakmueshme në fushën e mbrojtjes së mjedisit në komunën e Dragashit.
Me një vlerë të përgjithshme prej 4 milinë Euro financuar nga qeveria finlandeze, projekti do të lërë pas vetesh plane zhvillimore dhe menaxhuese, strategji, përkrahje ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bujqëve dhe krijim të vendeve të punës.
Gjatë ceremonisë do të keni rast të jeni pjesë e mjedisit dhe kulturës së Dragashit ku do të shërbehet drekë shtëpiake bashkë me produkte të prodhuara në Dragash.
Prezent në këtë ceremoni do të jenë edhe e ngarkuara me punë e ambasadës finlandeze në Kosovë, znj. Anne Meskanen, Kryetari i Komunës së Dragashit, mysafirë, zyrtarë dhe përfitues të këtij projekti.