25 Dhjetor 2024

Përmbyllet projekti për çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve

Prishtinë, 28 janar - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian ne Kosovë organizojnë, konferencën përmbyllëse të projektit, Kontrolli apo Çrrënjosja e Sëmundjeve të Kafshëve në Kosovë.

Hapjen e konferencës do ta bëjnë: Dr. Valdet Gjinovci , Kryeshefit Ekzekutiv i AUV-së,  dhe  Ms. Daniela Topirceanu,  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Do të prezantohen të arriturat e projektit në ngritjen e nivelit të shëndetit të kafshëve në Kosovë, gjatë periudhës kohore 2010-2015 të implementimit të projektit.

Kjo është bërë përmes vaksinimit oral ku janë shpërndarë 2.400.000 doza të vaksinave (karrem vaksina) përmes ajrit, dy herë ne vit.

Çdo raund vaksinimi ka qen i monitoruar me kujdes për tu matur efikasiteti i programit me theks të veçantë në luftimin e sëmundjeve infektive.

Përmes prezantimeve do të mësohen të dhënat për prevalencën e sëmundjeve të tërbimit dhe mortajës klasike të derrat në nivel vendi. Ndikimi  në përmirësimin e statusit të tregtisë për Kosovën.

Projekti ka qen pjesë e një programi mbështetës më të gjerë për Ballkanin Perëndimor të financuar nga BE për kontrollin e këtyre dy sëmundjeve duke u bazuar në qasjen regjionale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)