Përmbyllet projekti mbështetës i BE-së për Ministrinë e Bujqësisë
Prishtinë, 27 tetor - Pas dy vite e gjysmë mbështjetje për institucionet e Kosovës në forcimin e shërbimeve këshëllimore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të ofruara nga laboratorët e saj, projekti i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë po përfundon.
Me këtë rast do të organizohet një event së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të prezantuar rezultatet e projektit dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovë për zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë.