25 Dhjetor 2024

Përkrahet Projektligji për rregullimin e shërbimeve të ujit

Prishtinë, 16 qershor - Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e mbajtur sot, të drejtuar nga Fikrim Damka, kryetar i Komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.

Projektligji ka qenë nismë nisë legjislative Komisionit nga Legjislatura e kaluar dhe që është përkrahur edhe nga Komisioni i kësaj Legjislature. Komisioni ka ngritë një grup punues, ka mbajtur disa mbledhje dhe takime me palët e interesuara dhe, pas një pune disa mujore, e  ka përfunduar Projektligjin, të cilin e ka proceduar më tej në bazë të Rregullores.

Anëtarët e Komisioni për Bujqësi... i sugjerojnë Kuvendit që ta shqyrtojë për herë të parë në seancë plenare dhe pas amendamentimit të tij edhe ta miratojë përfundimisht këtë projektligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)