Përkrahen anëtarët e Bordit për Mbrojtje të Mjedisit
Prishtinë, 11 qershor - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Naim Maloku, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni, shqyrtoi propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtje të Mjedisit.
Të propozuarit për anëtarë të këtij Bordi: Luan Shllaku, Nysrete Doda-Gashi, Sylejman Berisha, Islam Fejza, Tush Markaj (të cilët me ftesë të komisionit ishin prezent në mbledhje), dhanë një pasqyrë të shkurtër të karrierës së tyre profesionale. Ndërkaq, të propozuarit, Kemail Bislimi dhe Behxhet Mustafa, për shkak se ishin në vizitë jashtë vendit, munguan në këtë takim.
Komisioni pasi që dëgjoi prezantimin e të propozuarve, vlerësoi lart përgatitjen e tyre profesionale. Në fund të mbledhjes, komisioni në mënyrë unanime vendosi që propozimin e Qeverisë tia kalojë Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm, me rekomandimin që të përkrahet edhe në seancë plenare.