Përgjysmohet shpyllëzimi në nivel global
Durban, 8 shtator - Në 25 vitet e fundit, niveli i shpyllëzimit është përgjysmuar, thekson raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) në Kongresin e 14-të Botëror të Pylltarisë, që mbahet në Durban të Afrikës së Jugut nga e hëna në të premte.
Drejtori i Përgjithshëm i FAO s Jose Graziano da Silva tha se Vlerësimi i Burimeve Pyjore (FRA) paraqet një prirje frymëzuese, po përmirësohet menaxhimi i pyjeve, duke u ulur gradualisht shkalla e shpyllëzimit dhe ajo e emetimit të karbonit.
Ai shtoi se një ndryshim i tillë është tepër pozitiv. Vendet aziatike janë në pozita dominuese ndër 10 vendet e para. SHBA-ja dhe Franca u vlerësuan gjithashtu pozitivisht.