24 Dhjetor 2024

Përfundon regjistrimi i bujqësisë

Prishtinë, 21 nëntor - Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sot në një konferencë për kedia kanë treguar se Regjistrimi i Bujqësore në Kosovë, i cili ka filluar më 1 nëntor, ka përfunduar dje, ku kanë marrë pjesë 34 komuna të Republikës së Kosovës, deri sa katër komunat e veriut nuk kanë marrë pjesë në regjistrim.

Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi ka thënë se Regjistrimi i Bujqësisë është një projekt shumë madhor, i cili është realizuar në Kosovë pas shumë vitesh dhe ka kaluar sipas  planifikimeve që i ka bërë Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Regjistrimi  i Bujqësisë  ka kaluar jashtëzakonisht mirë, ka kaluar sipas planifikimeve që i ka bërë Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe konform Ligjit të Regjistrimit të Bujqësisë dhe të gjitha ligjeve të tjera në Republikën e Kosovës, duke respektuar njëkohësisht edhe standardet e projekteve të tilla madhore.\"

\"Ndoshta, diçka që nuk është plotësuar në tërësi, është fakti që përfundimisht katër komunat  veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë marrë pjesë në Regjistrimin e  Bujqësisë 2014”, ka thënë ai.

Sa i përket mospjesëmarrjes së komunave veriore në këtë regjistrim, ai ka thënë se në fillim procesi ka filluar mbarë, ku edhe në këto komuna janë zgjedhur kontrollorët dhe mbikëqyrësit, por kur ka kaluar procesi te regjistruesit, gjë që ka qenë përgjegjësi e Komisioneve Komunale, procesi është ndërprerë. 

Krasniqi ka shtuar se kanë përdorur të gjitha linjat zyrtare, që të përfshihen edhe këto katër komuna në regjistrim.

Më tej, Krasniqi ka treguar se kanë pasur disa pengesa të vogla  në fillim të Regjistrimit të Bujqësisë, që ai i ka quajtur gabime teknike. Mirëpo, pastaj në bazë të angazhimeve dhe monitorimeve të vazhdueshme, procesi i Regjistrimit të Bujqësisë u stabilizua, gjë që sipas tij ka shkuar në rrjedhë të duhur dhe dita e fundit realizimit të këtij projekti në terren ka qenë 20 nëntori.

“Dita e djeshme është përmbyllja e këtij projekti shumë të madh dhe përfundojmë me fazën më të vështirë, më të ndjeshme të mbledhjes së të dhënave në terren. Pas ditës së djeshme fillon fazat tjetër, dorëzimi i materialit të KKR-ve dhe dorëzimi i këtij materiali  te Agjencia e Statistikave të Kosovës, në mënyrë që të fillojë faza tjetër, tepër e rëndësishme, ajo e futjes së të dhënave dhe e përpunimit të atyre të dhënave.\"

\"Pastaj, të fillojmë me dinamikën e planifikimit që është sipas Ligjit të Regjistrimit të Bujqësisë, shpallja e rezultateve preliminare, që është në fund të shkurtit 2015, dhe po ashtu shpallja e rezultateve finale, në shtator të vitit 2015. Ndërkohë, në vazhdimësi deri në dhjetor të vitit  2015 me publikime të njëpasnjëshme”, ka thënë ai.

Kryeshefi Krasniqi ka thënë se në bazë të planifikimit, që projekti i Regjistrimit të Bujqësisë të jetë sa më cilësor, do të realizohet një Anketë Pas Regjistrimit (eng. PES), e cila do të fillojë më 1 dhjetor dhe do të përfundojë më 15 dhjetor.

Më tej, ai ka shtuar se kur të gjitha këto të përfundohen si procese, marrin pasqyrën e saktë  për të gjitha të dhënat, që dalin nga ky projekt i rëndësishme për Republikën e Kosovës, në kuptimin  e zhvillimit ekonomik të vendit dhe  në kuptimin e krijimit të politikave  të ndryshme nga institucionet  qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Bajrush Qevani, menaxher i projektit të Regjistrimit të Bujqësisë, ka  treguar në pika të shkurta metodologjinë e punës, që është realizuar gjatë Regjistrimit të Bujqësisë. Ai tha se  “regjistruesit në vendbanime rurale, kanë  shkuar derë më derë, në çdo ekonomi familjare dhe e kanë intervistuar bartësin, me deklarimet e të cilit e ka plotësuar pyetësorin e Regjistrimit të Bujqësisë”.

Ndërsa, në vendbanimet urbane, janë regjistruar ato ekonomi familjare që janë deklaruar në Regjistrimin e Popullsisë 2011 se merren me aktivitet bujqësor, por kemi pasur edhe raste kur nga zona urbane që kanë ardhur vetë dhe janë regjistruar për aktivitetitn e tyre bujqësor.

Ndërkaq, për subjektet juridike kemi shfrytëzuar Regjistrin e Bizneseve, kryesisht ato biznese që merren me aktivitet bujqësor.

Ndër të tjera, Qevani dha sqarime edhe për grupet e interesit si dhe për përfitimet që mund të dalin nga Regjistrimi i Bujqësisë, ku tha se “ky regjistrim është shumë i mirë për Ministrinë e Bujqësisë, për politikat qeveritare rreth kësaj  fushe, si dhe për ato komunale.

Mandej, për institutet kërkimore, analistët etj., sepse të dhënat janë shumë të rëndësishme për organizatat  e tjera joqeveritare dhe individë, si dhe për organizatat ndërkombëtare dhe investuesit e ndryshëm.

Ndryshe, projekti i Regjistrimittë Bujqësisë është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, si Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkimi për Zhvillim – Ambasada e Suedisë - SIDA, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar  - DFID, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Qeveriae Danimarkës dhe Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Ky fond quhet Fondi Mirëbesimit dhe menaxhohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Projekteve (UNOPS).

Kostoja totale e projektit është afro 4.7 milionë euro. Nga projekti i Regjistrimit të Popullsisë kanë mbetur 2.2 milionë euro. Pjesa tjetër rreth 2.5 milionë euro është siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorët. Kjo kosto përfshin periudhën 2012-2015. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)