Përfundoj më sukses muaji i pastrimit në Istog
Istog, 25 prill - Tani është bërë tradicionale që për nder të Ditës së Tokës 22 prillit, çdo vit Komuna e Istogut, Kryqi i Kuq i Kosovës në Istog, ndërmarrja Ambienti dhe pjesëmarrës nga të gjitha institucionet shkollore kryejnë pastrimin e të gjitha lokaliteteve të komunës së Istogut në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit.
Këto aktivitete u zhvilluan gjatë gjithë muajt prill me moton 15 vite në këtë aktivitet .
Nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj dhe stafi komunal ishin pjesë e këtij aktiviteti .
Më këtë rast nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj bëri thirrje për një ambient të pastër, ambient ky që do të ndikoj edhe në shëndetin tonë.
\"Falënderoj të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut, nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët kontribuan në këtë aktivitet për pastrimin e komunës së Istogut.\"
\"Lus të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut të behën shembull për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm dhe këtë mund ta arrijmë vetëm nëse ju qytetarë të nderuar, së bashku me institucionet komunale kontribuojmë për këtë qëllim,ky projekt përveç pastrimit të ambientit ka për qellim edhe edukimin e brezave të rinj në ruajtjen e ambienti si një faktorë me rendësi\", tha nder të tjera nënkryetari Blakaj.
Projekti në fjalë, u financua nga buxheti komunal.