23 Dhjetor 2024

Përfitojnë blegtorët

Prishtinë, 1 nëntor - Ministria e Bujqësisë ka ekzekutuar pagesa direkte në vlerë prej 4,351,670 euro për lopë qumështore, dele dhe dhi, si dhe për sipërfaqet e mbjella me vreshta.

Nga kjo përkrahje financiare, kanë përfituar 5023 blegtorë me 41,655 krerë të lopëve qumështore në vlerë prej 2,082,750 euro, 1081 blegtorë me 106,663 krerë dele në vlerë prej 1,066,630 euro, 173 blegtorë me 8,981 krerë dhi në vlerë prej 89,810 euro dhe 2463 vreshtarë me një sipërfaqe prej 1,744.96 hektarë vreshta në vlerë prej 1,112,480 euro.

Të gjithë blegtorët që kanë aplikuar për të përfituar subvencione është dashur të kenë  5 e më shumë lopë qumështore ose gjithsej 5 krerë lopë qumështore dhe buallica qumështore së bashku, të kenë 30 e më shumë krerë dele dhe 20 e me shume krerë dhi qumështore në prodhimtarinë aktive të qumështit, ndërsa vreshtarët për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, është dashur të kenë së paku 0.10 hektarë me vreshta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)