23 Dhjetor 2024

Për subvencionimin e qumështit, 1.5 milion euro

Prishtinë, 10 shkurt - Sivjet për herë të parë, Ministria e Bujqësisë përmes subvencioneve do t’i përkrah drejtpërdrejtë edhe prodhuesit e qumështit në vendin tonë. Për të realizuar këtë përkrahje për qumështarët, e cila hyn në risitë e programit për këtë vit, janë planifikuar 1.5 milion euro, përmes të cilave do të subvencionohet çdo litër qumështi e kategorisë ekstra klasë, klasës së parë dhe të dytë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, tha se përmes kësaj nënmase synohet të ngritët standardi i cilësisë së qumështit të freskët dhe të shtohet siguria e konsumimit dhe përdorimit të tij.

Ndërsa, pagesat direkte, sipas tij, do të bëhen në përputhje me sasinë e qumështit të dorëzuar në qumështoret e licencuara.

“Ministria e Bujqësisë, përveç subvencioneve për krerë të bagëtisë dhe garantëve investive për ndërtim dhe modernizim të stallave, sivjet për herë të parë do t’i subvencionojë prodhuesit edhe në sasi të qumështit sipas kategorive të cilësisë.

Tani është finalizuar programi për këtë nënmasë dhe për kategorinë e qumështit ekstra klasë, prodhuesit do të subvencionohen me 0.06 euro, për klasën e parë me 0.04 euro dhe për klasën e dytë me 0.02 euro në litër të qumështit të dorëzuar.

Pagesat planifikohet të bëhen në çdo tre muaj dhe kriteret e pranueshme për prodhuesit e qumështit do të bëhen të njohura kur të hapet periudha e aplikimit”, tha Behramaj.

Prodhuesit e qumështit e kanë mirëpritur vendimin për subvencionimin e qumështit dhe sipas tyre, kjo do të ndikojë në shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe në rritjen e cilësisë së prodhimeve të qumështit.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, ka thënë se subvencionimi i qumështit do të ndikojë në shumë aspekte tek qumështarët dhe përveç tjerash ata do të rrisin edhe të ardhurat e tyre në veprimtaritë e tyre blegtorale.

“Subvencionomi i qumështit do të ndikojë direkt në rritjen e cilësisë së qumështit dhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese të qumështarëve dhe përmes kësaj përkrahje Ministria e Bujqësisë do të ndikojë edhe në regjistrimin e shumë qumështarëve, të cilët deri më tash kanë realizuar shitjen në tregun joformal”, thotë Berisha.

Sipas tij, ky subvencionim do të ketë sukses edhe më të madh, nëse hiqet edhe TVSH-ja për qumështin e freskët, pasi kjo vazhdon të jetë një barrë e rëndë për qumështarët.

Ndryshe, disa prej kritereve kryesore për subvencionimin e qumështit janë që aplikuesit të kenë gjedhe të matrikuluara me matrikuj të Republikës së Kosovës, të kenë kontratë për shitjen e qumështit me ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë, të kenë dëshmi për kualitetin e qumështit të dorëzuar në qumështore të lëshuar nga laboratori i AUV-ës, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)