Pengohet depërtimi i fidanëve të sëmura të mjedrës ne tregun e Kosovës
Prishtinë, 19 prill - Sot në Podujevë Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë asgjësoj 29600 copë fidane mjedre, të infektuara me sëmundjen e kancerit të rrënjës, Agrobacterium tumefaciens.
Ngarkesa me material fidanor të mjedrës është importuar nga shteti i Serbisë, ka qen për destinim për shitje në tregun e Kosovës. Fillimisht i është nënshtruar kontrollit të rregullt fitosanitare ne pik kalimin kufitare.
Ka pasur gjithë dokumentacioni përcjellës të nevojshëm me të cilin dëshmohet gjendja shëndetësore e fidaneve. Gjatë inspektimit është dyshuar për gjendjen shëndetësore të tyre.
Menjëherë është bllombuar ngarkesa p;r të kaluar në kontroll të detajuar të Inspektorëve Fitosanitar të brendshëm të AUV-së.
Gjatë kontrollit të detajuar sipas procedurave ligjore të ushtruar nga Inspektori Fitosanitar, janë vërejtur shenja klinike atipike për fidane të shëndosha, me këtë rast janë marrë mostrat për analiza ne sëmundjet në të cilat është dyshuar, në të njëjtën kohë biznesit i është dhënë urdhër se, fidanet nuk mund ti nxjerrë ne treg për shitje deri në nxjerrjen e rezultateve nga laboratori.
Analizat laboratorike kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen Agrobacterium tumefaciens (kanceri i rrënjës), sëmundje kjo e cila është e përcaktuar si sëmundje karantine dhe është e ndaluar me ligj për qarkullim në territorin e Republikës se Kosovës.
Ne secilin rast kur ka prezencë të sëmundjeve karantine tek bimët, inspektori nxjerr vendim për asgjësim të tyre, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe dëmtimin e fermerëve.
Asgjësimi është kryer në prani të inspektorëve sipas kushteve për të realizuar shkatërrim të plotë për të penguar ndotje fitosanitrare. Subjekti afarist tregtar i është përmbajtur të gjitha urdhëresave të dhëna deri në shkatërrim të tyre. Ky është shembulli më i mirë për të dëshmuar qe autoriteti shtetëror nuk lejon fidanë të sëmura të hyjnë ne treg, me të cilat do të dëmtoheshin fermerët tonë. Vetëm kur fidanët i kalojnë të gjitha kontrollet dhe dëshmohet se janë të shëndosha lejohen të mbillen në tokat tona.