25 Dhjetor 2024

Peja me potenciale të mëdha në bujqësi

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për mbështetjen e kësaj ministrie për fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin, e në veçanti për fermerët e kësaj komune.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin për investimet e MBPZhR-së gjatë këtij viti, përmes të cilave ai tha se kanë përfituar edhe shumë fermer të kësaj komune, të cilët janë të njohur për veprimtaritë e tyre në sektor të ndryshëm të bujqësisë. 

Ai po ashtu vlerësoi investimet që vet komuna po ndanë për bujqësi duke e trajtuar si një prioritet. Ky bashkëveprim, tha ai, sjell rritje të prodhimtarisë dhe punësim.

Ministri po ashtu e njoftoi kryetarin për mbështetjen e ministrisë për vitin e ardhshëm, ku ai tha se përmes masave të shumta përkrahëse për shumë sektor, do të zgjerojnë mbështetjen për fermerët e rajonit të Pejës.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për projektin turistik në Pejë, ‘Borea’ që përveç tjerash parasheh ngritjen e një qendre skijimi në këtë komunë. Ministri dhe kryetari u pajtuan që të kenë bashkëpunim kudo që kërkohet, si dhe të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për fillimin e realizimit të tij.

Nga ana e tij, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri,  e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

 Në këtë takim u diskutuan edhe për mundësi të realizimit të projekteve të ndryshme bashkëpunimi, me qëllim edhe të promovimit dhe zhvillimit të turizmit rural.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)