Pastrohen tetë deponi të mbeturinave në Llozicë, Glarevë dhe Dollc
Klinë, 1 dhjetor - Let’s Do It ka bërë të ditur se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” vetëm sot do të pastrohen tetë deponi të mbeturinave.
Deponitë që do të pastrohen gjenden në brezin rrugor Prishtinë - Gjakovë, përkatësisht në Llozicë, Glarevë dhe Dollc.
Aksioni fillon në ora 09:00 në Llozicë, për të vazhduar pastaj në lokacionet tjera.
Në ora 10:00, aksionit të Let’s Do It do të bashkohet edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, te lokacioni afër rrugës kryesore në Klinë, përkatësisht te Kodra e Dollcit.
Po ashtu, sot do të mbahet edhe trajnimi me mësimdhënës në Komunën e Vitisë.