22 Dhjetor 2024

Paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Sekiraqë

Prishtinë, 1 tetor - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.

Nga AUV janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

"Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km."

"Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi", thekson AUV.


Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

·    Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
·    Mbani shpezët në kushte të mira, 
·    Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende  tjera ku ka shpezë dhe zogj.
·    Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
·    Vendos  dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
·    Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
·    Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,
·    Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
·    Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
·    Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.


Raportoni në numrin:
                             0800 111 22    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)