25 Dhjetor 2024

Panariti: Bujqësia, sektori me rritjen më të lartë

Tiranë, 19 shtator - Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka deklaruar se bujqësia është sektori me rritjen më të lartë në ekonominë e vendit gjatë vitit 2015.

Në krahasim me një vit më parë, rritja është e dukshme, ndërsa të ardhurat për fermerët janë dyfishuar. “Sipas të dhënave të fundit të 6-mujorit të parë të këtij viti, u regjistrua një prodhim bujqësor me vlerë 4,4 miliardë lekë në krahasim me 2,9 miliardë lekë në të njëjtën periudhë me një vit më parë. Veçanërisht një hov të panjohur më parë, ka pasur prodhimi i perimeve. Deri në fund të 6-mujorit të këtij viti janë eksportuar 2,1 miliardë lekë perime nga 946 milionë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pra e përkthyer në vlerë monetare, më shumë se dyfish të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare”, tha Panariti në një intervistë për ATSH-në.

Sipas tij, rritjen më të madhe këtë vit e kanë shënuar sektori i perimeve dhe i frutave, i pasuar nga bimët aromatike dhe mjekësore. Por rritje të ndjeshme ka pasur edhe prodhimi i vezëve, ndërsa pritet që prodhimi i rrushit dhe i verës këtë vit të regjistrojë shifrat rekord. Panariti shprehet se shifrat flasin për një materializim efektiv të politikave mbështetëse ndaj sektorit të bujqësisë, të bazuara tek krijimi dhe konsolidimi i zinxhirit të vlerave, rritja e cilësisë së prodhimit dhe përmirësimi i ndjeshëm i standardeve të përpunimit dhe të tregtimit.

Një tjetër sukses sipas ministrit është edhe shpërndarja e naftës pa taksë qarkullimi dhe karboni për anijet e peshkimit, çka i ka rritur me rreth 35% sipërfaqet me sera dhe sasinë e peshkut të peshkuar dhe të tregtuar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)