22 Dhjetor 2024

Organizohet manifestimi “Dita e Dredhëzës – Kosova 2011”

Skenderaj, 16 qershor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kuvendi Komunal i Skënderajt dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), për herë të tretë me radhë organizuan manifestimin “Dita e Dredhëzës”, i cili mëton të festohet tradicionalisht në të ardhmen.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se dredhëza është njëra nga kulturat me të cilën ne mburremi, sepse për herë të parë me prodhimtarinë sezonale ne i plotësojmë kërkesat e tregut vendor dhe eksportojmë.

“Prodhimtaria sezonale e dredhëzës tashmë për herë të parë i mbulon kërkesat e tregut vendor dhe kjo na ka shtyer që sektorin e pemëve të imta, përkatësisht prodhimtarinë e dredhëzës, mjedrës dhe manaferrës ta fusim në kuadër të programeve për mbështetje financiare gjatë këtij viti”, tha ministri Stavileci, duke shtuar më tej se, kjo mbështetje në masë më të madhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, tha se kjo komunë i ka dyfishuar sipërfaqet e mbjella me kulturën e dredhëzës.

“Në komunën e Skënderajt, nga viti 2008 kemi dyfishim të sipërfaqeve të mbjella me kulturën e dredhëzes dhe në nivel vendi kemi ndikuar në masë të konsiderueshme në përmbushjen e nevojave konsumuese”.

Dredhëza kultivohet kryesisht në sipërfaqe të vogla në vendin tonë, ku dominojnë sipërfaqet nën 0.10 hektarë, mirëpo sipërfaqe të mbjella me këtë kulturë bujqësore janë mbi 120 hektarë.

Në fusha të hapura, rendimenti mesatar i tyre sillet prej 7 - 10 tonë për hektarë, por tek fermerët komercial që aplikojnë teknologji më bashkëkohore, rendimentet arrijnë edhe deri në 20 tonë për hektarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)