Organizata gjermane HELP ndihmon bujqësinë e Kosovës
Prishtinë, 26 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Firkrim Damka me bashkëpunëtorët ka pritur sot një delegacion gjerman nga organizata joqeveritare HELP, të prirë nga Timo Stegelman dhe znj.Nathalie Siegriht.
Në këtë takim është biseduar për grante të zhvillimit ekonomik që organizata gjermane HELP do ti implementojë në Kosove.
Duke marrë parasysh se shumica e granteve brenda këtij projekti do të jepen në sektorin e bujqësisë, pesha e takimit ka qenë me rëndësi edhe më të madhe, ngase përfaqësuesit e kësaj organizate e kanë parë të udhës që të informojnë ministrinë rreth objektivave zhvillimore të këtij projekti që do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës, për të themeluar kështu sa më shumë biznese të vogla.
Zv.Ministri Damka, pasi ka falënderuar delegacionin gjerman për interesimin e tyre që kanë shfaqur për zhvillimin e bujqësisë kosovare, ai më pas ka dhënë një shpejgim të gjerë përkitazi me rrjedhat në bujqësinë e Kosovës, duke shënjestruar sukseset e shënuara në realizimin e projekteve konkrete në mbështetje të fermerëve kosovarë.
Në takim është shprehur gatishmëria që të dyja palët të vazhdojnë bashkëpunimin gjatë periudhës vijuese.