Ora për Planetin Tokë me sloganin 'Largohu nga plastika, afrohu me natyrën'
Prishtinë, 30 mars - Me sloganin 'Largohu nga plastika, afrohu me natyrën', iniciativa e WWF-it Ora për Planetin Tokë do të bashkojë me 30 Mars miliona njerëz nga gjithë bota të cilët përmes kësaj iniciative do të tregojnë dedikimin e tyre ndaj planetit.
Toka është duke u ballafaquar me sfidë të dyfishtë më ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiverzitetit, dhe kjo iniciative globale për ruajtjen e planetit është e drejtuar në mobilizimin e individëve, kompanive dhe qeverive që të jenë pjesë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve që nevojitën për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.
WWF-i fton të gjithë individët, qytetet dhe kompanitë që të bëhen pjesë e iniciativës dhe të ndalin dritat, si dhe ftojmë qeveritë nga gjithë bota që të bëhen pjesë e marrëveshjes globale për ndalimin e ndotjes nga plastika!
'Një orë që kalojmë ne terr duhet të na përkujtojë se duhet të sigurojmë një te ardhme të qëndrueshme për planetin tonë. Natyra është qenësore për neve, ajo është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, shëndetin dhe mirëqenien tonë. Por ne jemi duke e shtyrë planetin tonë deri ne kufijtë e fundit dhe natyra është seriozisht e rrezikuar', tha Petra Boić Petrač, udhëheqëse e iniciativës nga WWF Adria.
“Kriza me plastikën që ne e kemi shkaktuar është rrezik i madh për detet dhe oqeanet tona dhe për këtë arsye duhet që së bashku të luftojmë për një të ardhme pa plastikë. Kjo Orë për Planetin Tokë është mundësi ideale për krijimin e një lëvizje të pandalshme për natyrën dhe për marrjen e vendimeve që do të ndikojnë për një të ardhme më të mirë”.
Duke filluar si një ngjarje simbolike me fikjen e dritave në Sydney në vitin 2007, Ora për Planetin Tokë sot mbahet në më shumë se 180 vende të ndryshme. Pikat më të famshme në botë si Kulla Eifel në Paris, Koloseumi në Romë, si dhe Big Ben në Londër duke fikur dritat bëhen pjesë e kësaj iniciative.