22 Dhjetor 2024

OKB shqetësohet rreth rritjes së çmimit të bukës

New York, 4 shtator - OKB-ja ka thirrur një mbledhje të posaçme për të diskutuar lidhur me rritjen kohët e fundit të çmimeve të ushqimit në botë.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, tha se ky takim në fund të këtij muaji bëhej si reagim ndaj shqetësimeve në rritje nga vendet anëtare.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me pesë përqind në dy muajt e fundit të shkatuar pjesërisht nga ndalimi i eksporteve të grurit nga Rusia për shkak të thatësirës dhe zjarreve që shkatërruan rreth një të pestën e të korrave.

Në Mozambik ka pasur trazira që lanë shtatë të vdekur dhe indinjatë publike në vende të tjera lidhur me çmimet e e ushqimeve.

Korrespdoennti për çështjet ekonomike Andrew Walker thotë se çmimet ndërkombëtare të ushqimeve janë, sipas shumicës së standardeve, të larta.

Indeksi i Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, që mbulon 55 mallra ushqimore, është në nivelin më të lartë këto dy vjet dhe shumë më lartë se mesatarja e dekadës së fundit.

Rritja më e fundit është rezultat i thatësirës që ka prekuar kryesisht Rusinë.

Dëmi ndaj dritharave të grurit në Rusi dhe një vendim për të kufizuar eksportet kanë rritur çmimin global të grurit, dhe ky është faktori kryesor që ka çuar në rritjen e indeksit ushqimor të FAO-s.

Këtë javë pati një rritje tjetër të çmimeve të grurit, që nuk është reflektuar ende në indeksin e FAO-s, pas lajmeve se Rusia po konsideron shtyrjen edhe më të ndalimit të eksporteve.

Megjithëse çmimet janë të larta, ato prapëseprapë ende janë larg niveleve që arritën në vitin 2008 në pikën e krizës ushqimore.

Indeksi I FAO-s është 38 përqind nën pikun e tij.

Organizata thotë se stoqet e grurit mund të bien këtë vit, por ato përsëri do të mbeten mbi nevelin që ishin gjatë krizës ushqimore.

Furnizimet globale për drithëra të tjera ka mundësi të mbeten të mjaftueshme për të lejuar rritjen e stoqeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)