23 Dhjetor 2024

OKB parashikon krizën e kokosit

Romë, 8 nëntor - Vjeshta e këtij viti doli shumë e frytshme në parashikimet frikësuese bujqësore. Të fundit prej tyre e paraqiti Agjencia e Ushqimit dhe Bujqësisë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (FAO). Kësaj here organizata parashikon krizën e arrave të kokosit.

Kërkesa globale për produktet e kësaj dege tani është në një rritje 10% në vit, në një kohë kur prodhimi është rritur me vetëm 2%.

Problemet janë të lidhura me plakjen e palmave të kokosit në vendet kryesore prodhuese të kësaj lënde të parë, e cila përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore dhe industrinë e bukurisë.

Nëse potencialisht një palmë mund të japë deri në 100 fruta në vit, tani prodhimtaria në rajonin e Azi-Paqësorit - furnizuesit kryesor të arrave të kokosit - përbën rreth 40 syresh. Mosha e shumicës së palmave atje i ka kaluar tashmë 50 vjetët, kurse pas asaj prodhimtaria do të shënojë vetëm rënie.

Çokollatës gjithashtu i parashikojnë rritjen e çmimit dhe deficitin në treg. Në vitin e ardhshëm për shkak të thatësirës prognozohet reduktimi i rendimentit të prodhimit të kokrrave të kakaos në Afrikën Perëndimore, e cila furnizon rreth 70% të lëndës së parë globale për prodhimin e çokollatës. Që nga fillimi i këtij viti çmimi i produktit fillestar është rritur me më shumë se 20%.

Pritet edhe rritja e çmimit të verës. Jo shumë kohë më parë kompania për shërbime globale financiare \"Morgan Stanley\" ka njoftuar se, në bazë të përfundimeve të vitit të kaluar, kërkesa për këtë pije fisnike ka tejkaluar ofertën me shifrën rekord në gjithë historinë e vëzhgimeve - 300 milionë kuti. Ndërkohë që prodhimi ka rënë deri në nivelin më të ulët.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, aty nga viti 2050 për të ushqyer të gjithë njerëzit në Tokë do të jetë e nevojshme rritja e prodhimit të ushqimeve rreth 2 herë.

Meqë ra fjala, që tani, për shkak të pamjaftueshmërisë së tokave të reja bujqësore, rritjes së rreziqeve mjedisore dhe nivelit të ulët të investimeve në bujqësi, mundësitë e industrisë ushqimore janë në limitin e fundit.

Përkundrejt këtij sfondi, shkencëtarët ofrojnë mënyra shumë ekstravagante për zgjidhjen e problemit të sigurimit me ushqim të popullsisë në rritje të Tokës.

Kështu, verën e kaluar degustatorët (shijuesit) provuan solemnisht hamburgerin e parë me mish artificial - ky mish u kultivua nga qelizat staminale të lopës. Vërtetë, kostoja e prodhimit të një hamburgeri të tillë nuk qe aspak e lirë - rreth 370 mijë $.

Natyrisht, progresi tekniko-shkencor nuk duhet të qëndrojë në vend dhe me kalimin e kohës teknologjia me siguri do të bëhet më e lirë.

Megjithatë zgjidhja e problemit të ushqimit duhet kërkuar shumë më afër. Kështu, eksperti indian Devinder Sharma ka llogaritur se ushqimet, të cilat prodhohen tani, do të ishin të mjaftueshme, as më shumë e as më pak, po për 11.5 miliardë banorë.

Thjesht ato ushqime që disponojmë aktualisht duhet të shpërndahen në mënyrë më racionale dhe të përdoren më me kursim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)