23 Dhjetor 2024

OECD: Bien subvencionet shtetërore për bujqësinë

Vjenë, 21 shtator - Bien subvencionet shtetërore për bujqësinë në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Të ardhurat e shtetit nga bujqësia në vendet anëtare të kësaj organizate, krahasuar me një vit më parë, kanë rënë mesatarisht nga 19,8 për qind në 18,8 për qind, sipas raportit të OECD-së.

Në këtë raport theksohet gjithashtu se subvencionet shtetërore për bujqësinë, në krahasim me vitin e kaluar, edhe në Turqi janë ulur nga 25 për qind në 20 për qind.

Bazuar në të njëjtin raport, shuma totale e subvencioneve shtetërore për sektorin e bujqësisë në vendet e OECD-së është rreth 182 miliardë euro.

Zelanda e Re rezulton vendi anëtar i OECD-së me nivelin më të ulët të subvencioneve shtetërore në bujqësi, ndërsa Norvegjia gëzon nivelin më të lartë.

Të ardhurat e shtetit nga bujqësia në Zelandën e Re janë 1 për qind, në Australi 3 për qind, në Zvicër rreth 56 për qind, kurse në Norvegji 60 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)