22 Dhjetor 2024

Oda Ekonomike Gjermane kërkon auditim të privatizimit

Prishtinë, 18 shtator - Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, kërkon një  hetim dhe auditim të të gjithë procesit të privatizimit të aseteve shoqërore, që nga privatizimi i parë në  vitin 2002 e deri në fund të vitit 2012.

Në një komunikatë për media kjo odë kërkon që të ketë Hetim dhe Auditim e procesit të privatizimit, duke e marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, nxjerrja në pah e implikimeve të zyrtarëve të lartë të spektrit politik në afera korruptive të cilat po e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovë karshi partnerëve ndërkombëtare, karshi investitorëve potencial si dhe karshi vet qytetarëve të Kosovës.

“OEGJK, ka besimin e plotë në përfaqësuesit e institucioneve kompetente shtetërore si dhe ato ndërkombëtare se do ta zbardhin të vërtetën,  për të shpëtuar vendin nga skandalet e tjera të mundshme”, thuhet në komunikatë. 

Sipas saj në këtë vazhdë, ne kërkojmë nga institucionet e larta shtetërore që të hapen “dosjet” e shitjeve, e të zgjidhen të gjitha kontestet, në mënyrë qe ata që degraduan këtë proces jetik për vendin të japin përgjegjësi karshi institucioneve kompetente.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)