OBT heq subvencionet për eksportimin e produkteve
Gjenevë, 20 dhjetor - Vendet anëtare të OBT-së do të heqin të gjitha subvencionet për eksportimin e produkteve bujqësore.
Vendimi u publikua në një deklaratë të Ministerialit të 10-të të kësaj organizate, që përfundoi të shtunën në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.
Pas negociatave të zgjatura, ministrat pjesëmarrës ranë dakord që të anullohen subvencionet për eksportimin e produkteve bujqësore, të shtohen produktet e IT-së në listën për uljen e tarifave dhe të përfshihen Liberia dhe Afganistani në OBT.