22 Dhjetor 2024

OAK kërkon nga MBPZHR pezullimin e Projekt udhëzimit administrativ

Prishtinë, 13 maj - Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa për të diskutuar rreth Propozimit të MBPZHR për të iniciuar ndryshim plotësimin e udhëzimit administrativ nr. 10/2010.

OAK falënderon Ministrin Mustafa dhe stafin e Ministrisë për iniciativën e nisur për ndryshim – plotësimin e udhëzimit administrativ për të cilat OAK është duke kërkuar tani e disa vite, e që po paraqesin pengesa gjatë të bërit biznes në disa sektorë.

Pas analizave të bëra nga OAK së bashku me të gjitha bizneset e prekura nga këto udhëzime administrative e të cilat atakojnë bujqësinë, blegtorinë, turizmin, minierat dhe investitorët, si dhe pas takimit të përbashkët që Oda e Afarizmit kishte me përfaqësues të bizneseve nga regjione të ndryshme të Kosovës, u kërkua nga MBPZHR që të merren parasysh edhe kërkesat e tjera të bizneseve të bëra tani e disa vite, në tërësi meqenëse të parcializuara përsëri nuk do të kontribuojnë të zgjidhjen e problemit.
 
Në këtë takim u diskuta gjerë e gjatë secila specifikë e pengesave që këto udhëzime administrative janë duke shkaktuar dhe nevojën emergjente për ndryshim plotësimin e tyre.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi shpalosi të gjitha rekomandimet e OAK-së dhe analizat që oda tash e disa vite ka bërë dhe kërkoi nga Ministri që propozimi i publikuar në diskutim publik për ndryshim plotësim të udhëzimit administrativ të pezullohet, pasiqë si i ndarë nga udhëzimet e tjera nuk do të zgjidhë problemet e evidentuara.

Andaj, u kërkua që të iniciohen bashkarisht edhe 3 udhëzimet e tjera, në mënyrë që si tërësi të eleminojnë barrierat aktuale.

Ndërsa Idriz Zejnullahu përfaqësues nga bizneset, theksoi që rritja e sipërfaqës që mund të merret në shfrytëzim nga biznesi pa ulje të çmimit për ha është ngarkesë shtesë për biznesin.

Ai propozoi që pa pikat e lirimit të taksave, ky ndryshim do të ishte i pa efektshëm, sepse nëse një biznes merr 20ha atëherë ai detyrohet të paguajë 40,000 € në vit qera për shfrytëzim të tokës, që është një kosto shumë e lartë.

Ministri Mustafa u shpreh i hapur pë bashkëpunim, duke theksuar që do të formojë dy grupe punuese për analizë të detajuar të kërkesave dhe udhëzimeve, e që të shiqohen mundësitë e plotësim ndryshimeve të tyre, duke u bazuar në kornizën ligjore.

OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi kryetar, Qendresa Ibrahimi koordinatore dhe Idriz Zejnullahu përfaqësues nga bizneset. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)