23 Dhjetor 2024

Nuk ka qumësht të rrezikshëm Dukat dhe Vindija në Kosovë

Prishtinë, 9 shkurt - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës si autoriteti me i lartë për kontroll të ushqimit ne vend, njofton të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës se qumështi Dukat dhe Vindija qe gjendet në qarkullim ne tregun e brendshëm është i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësim.

Me te marrë informatën nga autoriteti kroat i ushqimit se ne produkte te caktuara të prodhuesit Dukat dhe Vindija ka përqindje më te lartë të Aflatoksine atëherë ne si autoritet kemi ngritur kontrollin ne nivelin me të lartë.

\"Kemi verifikuar të gjitha të dhënat qe i kemi për produktet qe importohen, kemi vërtetuar se produktet me paketime ne sasi dhe cilës të përbërësve qe është ngritur shqetësimi nuk kemi ne Kosovë.\"

Sipas AUV-it shumica e këtyre llojeve nuk importohen por edhe ato lloje qe   importohen nga këta dy prodhues u verifikuan ne depot e importuesve të vendit tonë dhe nuk kemi hasur në asnjë produkt qe korospodon me të dhënat qe janë raportuar nga autoriteti kroat i ushqimit qoftë përmes paketimit në sasi apo edhe përmes datave të prodhimit dhe kadencës.

Produktet të këtyre prodhuesve qe aktualisht gjenden në treg e Kosovës janë të sigurta.

\"Ne jemi ne kontakte të vazhdueshme me autoritetin kompetent për te gjitha risit rreth dyshimeve në përbërje që paraqiten nga prodhuesit e tyre po ashtu kemi dhen urdhër ndalesën e importit të produkteve në bazë të dhënave qe janë publikuar si të dyshimta se u ndalohet importi\", thuhet në njoftimin e AUV-it.

Të gjitha produkte qe do të importohen në të ardhmen nga këta prodhues do të mostrohen dhe vetëm kur rezultati i analizave tregon se produkti është brenda parametrave të lejuar për konsum atëherë lejohet për shitje.

AUV gjithmonë do të veprojë ne kohë dhe me të gjithë mekanizmat qe ka në të gjitha dyshimet qe paraqiten për ta ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)