23 Dhjetor 2024

Norma e papunësisë në Shqipëri arrin në 13.3 për qind

Tiranë, 1 shtator - Numri i të punësuarve me pagë në Shqipëri mbeti pothuajse i pandryshuar në tremujorin e dytë të këtij viti, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave.

Numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor qe 262 mijë vetë në fund të qershorit 30 vetë më pak se në fund të marsit.

Në sektorin shtetëror numri i të punësuarve qe 164,600 vetë, i pandryshuar në krahasim me marsin. Në krahasim me një vit më parë, biznesi privat ka shtuar 4150 vende pune ndërsa sektori publik ka shkurtuar 400 vende.

Numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punës është rritur me rreth 1 mijë vetë. Norma e papunësisë, sipas vlerësimit zyrtar të INSTAT është 13.3 për qind.

Statistikat e punësimit dhe papunësisë janë shumë të dobëta në Shqipëri për shkak të shkallës së lartë të ekonomisë informale si dhe për shkak të defekteve metodologjike që janë krijuar nga adaptimi i standardeve të Bashkimit Europian në kushtet e ekonomisë së varfër shqiptare.

Numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor konsiderohet si statistika më domethënëse pasi paraqet numrin e njerëzve që marrin një pagë mujore dhe paguajnë sigurime shoqërore mbi këtë pagë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)