Një e katërta e Tokës në mbarë botën nuk është më pjellore
New York, 30 nëntor - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, pas kërkimeve që bëri mbi burimet tokësore dhe ujore ka bërë paralajmërime të rëndësishme.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ka bërë paralajmërimin se humbja e pjellorisë së tokës mbi një sipërfaqe të madhe ka sjellë me vete edhe rrezikun e mos arritjes së përballimit të nevojës për ushqim të një pjese të madhe të popullsisë botërore.
Për herë të parë burimet tokësore dhe ujore janë marrë nën vëzhgim me përmasa globale.
Rezultatet e punimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë janë kthyer në një paralajmërim për njerëzimin.
Sipas raportit të përgatitur pas kërkimeve, një e katërta e tokës në mbarë planetin, e ka humbur pjellorinë.
Për këtë janë bërë faktorë përshpejtimi i prodhimit të biokarbureve, ndryshmet klimaterike dhe zbatimet e pamjaftueshme në bujqësi.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ka bërë paralajmërimin se në botë mund të përjetohet krizë ushqimore. Dhe shifrat e mbështesin paralajmërimin e kësaj organizate.
Për përballimin e nevojës ushqimore të popullsisë në fjalë duhet që prodhimi të rritet 70%. Por, në të vërtetë aktualisht një pjesë e madhe e tokave të përshtatshme për bujqësi është në përdorim e sipër.
Dhe më e rëndësishmja është se toka që e ka humbur produktivitetin nuk është aspak me përmasa të vogla. Në raport tërhiqet vëmendja edhe për pakësimin e burimeve të ujit të pijshëm në mbarë botën.
Organizata bën thirrjen se për të luftuar me këtë situatë ndihet nevoja e investimeve më të mëdha për zhvillimin bujqësor si dhe e përdorimit efikas të tokës dhe të ujit pa shkaktuar asnjë dëm.
Paralajmerimet vijnë kur ska pak dite qe u be publik fakti se ne vitin 2050 parashikohet që popullsia në mbarë botën të jetë 9 miliardë