Nisin punimet për rregullimin e shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan
Lipjan, 8 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Komunën e Lipjanit, ku do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti.
Pas takimit Ministri Matoshi e Kryetari Ahmeti do të bëjnë zyrtarisht hapjen e fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan”.
Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.