Nisin Ditët e Promovimit të Shpargut në Kosovë
Prishtinë, 13 maj - Ambasadorja e ShBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, do të nisë Ditët e Promovimit të Shpargut në Kosovë me një eveniment kulinar në qendër të Prishtinës.
Ata do të vizitojë shpargun e freskët të ekspozuar dhe do të shijojnë ushqimet e përgatitura nga kuzhinieri i famshëm amerikan Kevin Spraga, i cili po qëndron në Kosovë këtë javë.