23 Dhjetor 2024

Nisin ditet e plehërimit ekonomik në Kosovë

Prishtinë, 3 shtator - Landi i Tirolit të Austrisë organizoi për herë të parë në Kosovë, “Ditën e parë të plehërimit ekonomik në Kosovë”, që u mbajt sot në Gurakoc të Istogut.  Kjo ditë në qendër të vëmendjes pati menaxhimin e tokave bujqësore dhe të fushave të shfrytëzueshme në Kosovë. 

Një numër i madh i fermerëve nga e gjithë Kosova kanë marrë mësim praktik nga ekspertët e njohur ndërkombëtar të kësaj fushe Prof. Dr. Karl Buchgraber dhe Alfred Pöllinger nga Qendra për hulumtim dhe mësimdhënie mbi hapësirë malore Gumpenstein /Austri).

Ata demonstruan shembuj praktikë të standardeve ndërkombëtare të menaxhimit të fushave të gjelbëruara ku bujqit kosovarë mësuan praktiken më të mirë se si ta lehtësojnë punën e tyre në të mirë të fermave të tyre.

Ekspertët austriak paraqiten para bujqve të Kosovës, në mënyrë specifike, shembuj të plehërimit të sipërfaqeve të gjelbra (livadhe dhe kullota), dhe kulturat e arave nën përdorimin e plehrave ekonomik (plehu i urinës dhe plehut organik) si dhe minerale të plehrave; vlerësimi i ushqyesve nga Azotit, Fosfori, Kaliumi, koha më e mirë e aplikimit, sa sasi të plehut për hektar, plotësimi në plehra mineral etj.

Përfaqësuesi i Landit të Tirolit të Austrisë, Peter Logar, i cili është udhëheqës i projekteve në Kosovë, falënderoi Komunën e Istogut për bashkëpunimin e ofruar për organizimin e kësaj dite. 

Ai tha se Qeveria e Landit të Tirolit do të vazhdon t’i përkrah bujqit e Kosovës edhe në vitet e ardhshme.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, falënderoi Landin e Tirolit të Austrisë për angazhimin dhe ndihmën e madhe që po u jep bujqve të kësaj komune.

“Komuna e Istogut  i ka dhënë prioritet fushës së bujqësisë, ku fermerët janë në zhvillim e sipër dhe ne e vlerësojmë shumë përkrahjen e të gjithë akterëve në këtë drejtim, e në veçanti të Qeverisë Austriake, duke përkrahur këta fermerë në mënyra të ndryshme”, tha Kryetari Rugova.

Përfaqësuesi i CIMIC Austriak, Friedrich Prieler u shpreh i kënaqur se sot është në Istog në ditën e parë të  plehërimit. Ai tha se qeveria austriake ka disa projekte në Kosovë të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se momentalisht janë duke i ndihmuar vendet të cilat kanë problem me ujin e pijshëm. “Është nder i madh për mua qe jam sot këtu, sepse edhe unë vij nga një vend i bujqësisë, dhe shoh që këtu janë bërë shumë përparime në komunën e Istogut”,  u shpreh Prieler.

Paralelisht me ditën e plehërimit ekonomik, u ekspozuan makineri bujqësore të kompanisë AGRIBAU nga Prishtina dhe të kompanisë SIP nga Sllovenia ku bujqit nga e gjithë Kosova mësuan shembuj praktik të plehërimit ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)