22 Dhjetor 2024

Nis takimi Ministrave të Bujqësisë nga Evropa Jug-Lindore

Shkup, 11 nëntor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë dhe Grupi Drejtues i Punës për Zhvillimin Rural Regjional (GDP) në Evropën Jug-Lindore do të organizojnë takimin e pestë vjetor të Ministrave nga Evropa Jug-Lindore më 11 dhe 12 Nëntor.
 
Takimi do të hapet zyrtarisht nga Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në Republikën e Maqedonisë, Ljupčo Dimovski, i cili në të njëjtë kohë do të marrë presidencën e GDP-së nga Ministri i Bujqësisë së Kroacisë, Petar Čobanković, që ka pasur presidencën aktuale gjatë këtij viti. 

Përveç ministrave dhe shefave të delegacioneve të ministrive nga regjioni i Evropës Jug-Lindore, në këtë takim do të jetë e pranishme edhe znj. Loreta Dormal Marino, Zv.drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtoratit të Përgjithshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komisionin Evropian. 

Qëllimi i këtij takimi vjetor është të bisedohet rreth bashkëpunimit rajonal në të ardhmen dhe reformave që duhet të ndërmerren në sektorin për bujqësi dhe zhvillim rural në vendet e Evropës Jug-Lindore në kuadër të procesit të para anëtarësimit në BE. 

Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë përvojat e tyre lidhur me reformat e Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB) për periudhën 2014 – 2020, do të diskutojnë për të ardhmen e instrumentit të para-anëtarësimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe do të pajtohen për planet  strategjike të bashkëpunimit regjional në të ardhmen në sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit për shtetet e Evropës Jug-Lindore brenda platformës së GDP–së.
            
Rrjeti i Fakulteteve të Bujqësisë nga EJL do të ketë gjithashtu prezantime gjatë takimit. Delegacionet do të vizitojnë disa bodrume maqedonase të verës dhe disa kompani nga sektori i bujqësisë dhe i ushqimit.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)