22 Dhjetor 2024

Nis subvencionimi i disa sektorëve të bujqësisë

Prishtinë, 18 janar - Ministri Blerand Stavileci gjatë një takimi me media bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përveç prioriteteve të shumta, synim kryesor për këtë vit ka revitalizimin dhe strukturimin e sektorit të bujqësisë, për ta bërë më konkurrues.

Në krahasim me vitin 2011, këtë vit buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është rritur për katër herë më shumë, dhe kjo e qon këtë ministri drejt një rruge më të mirë për ta zhvilluar bujqësisë që konsiderohet ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri, Blerand Stavileci, duke folur për prioritetet e këtij viti, tha se në të kaluarën bujqësia ishte ndër sektorët më të përbuzur jo vetëm nga institucionet por edhe nga vetë shoqëria, duke mos e ditur rëndësinë e zhvillimit ekonomik që ka. Ndërkaq, ministrisë i mbetet edhe shumë punë për ta arritur zhvillimin e këtij sektori ekonomik.

Stavileci tha se prioritet tjetër mjaftë i rëndësishëm për këtë vit është edhe subvencionimi i sektorëve që nuk janë përkrahur në të kaluarën.

“Në kuadër të pagesave direkte të subvencioneve, ne do të bëjmë për herë të parë subvencionimin e farës së grurit, në mënyrë që të kemi farë cilësore të prodhuar në vendin tonë dhe jo varshmëri importuese, pastaj do të bëjmë subvencionimin e kulturës së misrit me të njëjtat kushte dhe kritere pothuajse të përafërta sikurse ato të grurit, pra me një pagesë fikse prej njëqind euro për hektar”, tha Stavileci.

Gjatë vitit 2011 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka investuar projekte që kishin të bëjnë me ngritjen e sipërfaqeve të mbjella me pemishte, vreshta dhe perime, si dhe zgjerimin e sipërfaqeve të ujitjes. Vlera e përgjithshme e këtyre investimeve ishte rreth dhjetë milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)