Nis procesi i certifikimit të farës se grurit
Prishtinë, 13 qershor - Inspektorët Fitosanitar e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se në ketë periudhë kohore është duke u kryer procesi i certifikimit të farës së grurit, i cili ne bazë të konditave klimatike të vendit tonë starton ne fillimin e muajit qershor pasi të përfundoj ngallimi i grurit.
Në këtë fazë vërehen me së miri ngjyra, trashësia , gjatësia dhe gjethet e grurit. Në këtë periodë këshillohen fermerët për masat qe duhen ndërmarrë për eliminimin e bimëve atipike (mashtruese të ngjashme me kulturën e varietetit të caktuar).
Sipas inspektorëv të AUV-it duhet të bëhet eliminimi i tërshërës se egër në parcelat në të cilat është prezent, bëhet izolimi mes sipërfaqeve për te pamundësuar përzierjen e varieteteve të ndryshme të cilat pengojnë zhvillimin e farës se pastër ne bazë të udhëzimit administrativ për certifikimin e farës 2003/10.
Kjo është faza e parë e procesit të certifikimit e cila tani angazhon inspektorët e AUV-së ta kenë nën mbikëqyrje deri të produkti final për të mos lejuar qe fara të pësoj ndryshime.
\"Farërat të cilat kultivohen ne vendin tonë janë nën mbikëqyrjen e inspektorëve fitosanitarë të AUV-së kanë kualitetit të lartë, dhe i plotësojnë kushtet për mbjellje ne bazë të Ligjit të Farërave 2003/05. Ftojmë të gjithë fermerët që të mbjellin sa më shumë grurë për farë e cila do ta rriste rendimentin dhe sigurinë e farës ne vendin tonë. Këtë vit janë mbjell 1200 hektar farë gruri.\"
Fermerët janë bashkëpunues dhe falënderues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarë e cila në kohë reale është duke kryer punët ne terren duke i këshilluar dhe ndihmuar që inputet e tyre të jenë rentabile.