Nis fushata “Ditët e Mjedrës” në Reçan
Reçan, 20 korrik - Në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës”, shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon ngjarjen fushore në plantacionin e mjedrave në fshatin Reçan, komuna e Prizrenit.
Ndër të pranishmit do të jenë edhe Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi, përfaqësues të lartë nga Caritas-i Zviceran në Kosovë, përfaqësues nga Komuna e Prizrenit, dhe agrobiznese e fermerë të zonës.
Gjatë ngjarjes do të ketë vizitë në plantacion të mjedrës dhe një koktej rasti me fruta dhe produkte të mjedrës.