23 Dhjetor 2024

Ngriten çmimet e inputeve bujqësore për 2.3 për qind

Prishtinë, 19 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi (TM3 – 2013). Publikimi përfshin të dhëna prej muajit korrik deri në shtator të vitit 2013 (TM3-2013).  

Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi është bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, në tregje dhe në vende të tjera. Disa nga çmimet e inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK-ja.
 
Produktet bazë për Indeksin e Çmimeve të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet, aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1); dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).
 
Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve, aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farërat dhe materialet mbëltuese, energjia, vajrat, plehrat dhe përmirësuesit e tokës, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet, shpenzimet për veterinari, lëndët për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallrat dhe shërbimet e tjera.
 
Ndërsa, sa i përket mallrave dhe shërbimeve, që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për:  materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa (të fermës, punë të tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat tjera, struktura e tyre), dhe të tjera.

Në  TM3 2013, Indeksi i Çmimeve të Inputeve ka shënuar ngritje për 2.3% për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Kurse, Indeksi për Input 2 ka një ngritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.
 
Indeksi total i Inputeve Bujqësore (Input 1 +Input 2) ka një rritje për 2.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)