Nga sot nis festivali i vjeljes së rrushit "HardhFest
Prishtinë, 7 shtator - Sot në qytetin e Rahovecit mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest".
Ky festival tradicional, i cili organizohet dhe mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga Komuna e Rahovecit, do të jetë i hapur deri më 10 shtator.
Ndërkaq gjatë kësaj kohe prodhuesit e rrushit dhe verës do të kenë mundësinë e promovimit të produkteve të tyre.
Ndryshe, MBPZHR-ja gjatë këtij viti ka investuar edhe në hapësirën në të cilën do të organizohet festivali, vend ky i cili mund të shfrytëzohet edhe për shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët e kësaj ane edhe pas përfundimit të festivalit.