Nga nesër fillon fushata e vaksinimit të kafshëve të egra nga ajri
Prishtinë, 12 maj - Autoriteti i Aviacionit Civil ka informuar se nga nesër deri me 18 maj 2020 në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.
Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore përfshirë këtu edhe zonat kufitare të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.
Fushata mbështetet nga Bashkimi Evropian, si pjesë e si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët në vendet e Ballkanit Perëndimor.