24 Dhjetor 2024

Nga ky vit subvencionim edhe në pemëtari

Prishtinë, 6 shkurt – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Unionit të Pemëtarëve të Kosovës.

Ai ka prezantuar projektet zhvillimore, të cilat do të përfshihen në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të bujqësisë. E në këtë program tha ai një fokus të veçantë do ta ketë edhe sektori i pemëtarisë, pasi ai konsiderohet si një potencial për vendin.

“Ne do të dyfishojmë buxhetin për grante në pemëtari, por edhe planifikojmë që të zgjerojmë mbështetjen. Gjithashtu ne do të punojmë që kriteret të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe që iu japin mundësi më të madhe prodhuesve të rrisin kapacitetet dhe të gjenerojnë vende pune”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ai i njoftoi se nga ky vit, për herë të parë, për pemëtarët do të ketë edhe subvencionim të sipërfaqeve të pemishteve. Transparenca dhe efikasiteti në punë do të jetë prioritet kryesor në çdo proces, tha ministri Krasniqi.

Gjithashtu ai i njoftoi pemëtarët se tashmë ka filluar ekzekutimi i pagesave të obligimeve të mbetura nga viti 2014 dhe tha se pritet që të gjitha pagesat të përfundojnë brenda disa javëve.

Drejtuesit e Unionit të Pemëtarëve të Kosovës ndërkaq kanë falënderuar ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ata vlerësuan lartë rritjen e buxhetit, e ne veçanti fillimin e subvencionimit edhe në pemëtari. Pemëtarët kanë shprehur disa nga shqetësimet e tyre, për c ‘gjë e vlerësuan gatishmërinë e ministrit që t’i shqyrtoj dhe që bashkërisht të zgjidhen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)