Nepotizmi vazhdon të rritet në Komunën e Ferizaj-it
Prishtinë, 23 tetor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, është thellësisht i shqetësuar me listën e përzgjedhur të kandidatëve si regjistrues për regjistrimin e bujqësisë në Komunën e Ferizaj.
AVONET, ka indentifikuar regjistruesit si persona të afërt me zyrtarë të lartë të Komunës së Ferizajt, duke u nisur nga familjarët e nënkryetarit të komunës, drejtorave të qeverisë lokale e deri te familjarët e këshilltarëve Komunal dhe militantëve partiak të LDK-së dhe AAK-së, të afërmit e këtyre zyrtarëve janë: si vëlla, djalë, vajzë e motër dhe të afërm të tjerë .
AVONET, duke parë rëndësinë e këtij procesi ka përcjellur situatën në vazhdimësi dhe pas një monitorimi ka ardhur në përfundim se nuk janë respektuar kriteret e konkursit Më e rëndësishmja që nuk është marrë për bazë përvoja e punës e as shkollimi i përafërt i llojit të konkursit.
AVONET, poashtu është i shqetësuar me mënyren e përzhgjedhjes së kandidatëve dhe rrjedhës së procesit, duke mos i publikuar rezultatet e pikëve të provimit pranues, duke i mbyllur informatat për të tjerët përveç atyre që ishin në listën e familjarëve të tyre.
AVONET, vlerëson si proces shumë të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm për të pasur statistikat reale të bujqësisë, por forma e pranimit të regjistruesëve në mënyrë jo transparente dhe me lista të hartuara brenda komunës devijon dhe nënvlerson këtë proces i cili pritet të filloj në muajin e ardhshëm.
AVONET, përmes këtij reagimi kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj z. Muharrem Sfarça që të rishikoj listën e kandidatëve dhe të percjell të gjitha dokomentet e aplikantëve dhe pas gjithë kësaj të bëjë publike të gjitha pikët e marrura gjatë provimit të pranimit të kanditatëve.
AVONET, do të jetë aktiv në monitorimin e këtij procesi dhe do të bënë publike çdo rrjedhoj e cila konsiderohet që shkelet nga ana e zyrtareve relevant të këti procesi.